KONTAKT +355 82 248 535

Kompania Tona-Alb, themeluar ne vitin 2014 ne qytetin e Korces, eshte nje nga impiantet e grumbullimit, therjes dhe perpunimit te mishit me te medha ne Shqiperi, i projektuar konform standarteve europiane. Me nje siperfaqe prej 4000 m2, ky impiant, i projektuar ne tre linja therje paralele, eshte i specializuar ne grumbullimin, therjen dhe perpunimin e thelle te mishit te gjedhit, derrit dhe te imtave. Impianti i therjes operon me nje kapacitet prej 150 Gjedhe, 300 Derra dhe 2000 te imta ne dite. Procesi i therjes monitorohet nga sherbimi veterinar I Bashkise se qytetit te Korces si dhe nga veterineri i kompanise duke ndjekur nje protokoll rregullash dhe ligjesh strikte. Ne kete menyre garantohet siguria dhe cilesia e mishit.

Departamenti i shitjeve

Departamenti i shitjeve administratohet nga vete stafi i kompanise. Zyrat e shitjeve jane te vendosura ne disa nga qytetet kryesore te Shqiperise si: Korce, Tirane, Elbasan, Fier dhe Vlore, nga ku behet e mundur shperndarja e produktit final duke i sherbyer klientit ne kohe reale, te shpejte dhe efikase.

Produktet

Tona-Alb ofron produkte mishi te fresket ne forme: Karkase te plote, gjysme karkase, si edhe ndarje anatomike te mishit sipas kerkesave dhe nevojave te klientit. Kompania jone ka investuar gjithashtu ne nje linje paketimi, ku pjeset anatomike paketohen me nje ambalazh te pershtatshem per ruajtjen e cilesise dhe shijes te mishit.

sqAlbanian
en_GBEnglish sqAlbanian